Shkrimtari shqiptar Bardhyl Londos sjellë romanin “Natë e verbër”, i cili flet për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës.
Ky libër i Lodons është përpjekja për të ikur nga kjo errësirë e pamëshirshme dhe problematike, dhe sjellë atmosferën e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha në Tiranë por edhe në qytete të tjera, duke e paraqitur si një ngjarje unikale, dhe të jashtëzakonshme, e përcjellë me ankth e shpresë, të kurorëzuar me një dalldi feste të paparë ndonjëherë rrugëve të Tiranës.
Vet shkrmitari Londo tha për Gazetën Shqip se ky libër nuk është një libër mbi totalitarizmin, por për çlirimin prej tij, ose më saktë akti i daljes prej natës së verbër. Historikisht ky hap shënohet me rëzimin grotesk të shtatores së diktatorit, ndërsa shpirtërisht ai është një proces që vazhdon ende dhe nuk i dihet kur do të përfundojë.
E keni vënë re që në roman ka një grup personazhesh, të kryesuar nga Mustaqe Stalini, i cili nuk njeh apo përdor kalendarin që përdor gjithë bota, por një kalendar krejt tjetër, që e ka përcaktuar udhëheqësi i tyre shpirtëror, Ata ende jetojnë me pritjen dhe përcjelljen e tij, presin urdhrat e tij, gjithçka e bëjnë në funksion të tij, ndonëse ai ka vdekur prej kohësh fizikisht. /gazetametro.net