Loading…

Libri që nxiti arrestimin e studenti egjiptian

  • 14/09/2020 | 19:22

Libri që nxiti arrestimin e studenti egjiptian

Policia thotë se nuk është e vërtetë që e ka arrestuar studentin për shkak të librit për shkak se, si policë që janë, nuk ia kanë idenë se për çfarë flet libri.

Forcat e sigurisë të Egjiptit arrestuan një student në derën kryesore të Universitetit të Kajros, në vitin 2014 dhe i konfiskuan atij mes të tjerash, një kopje të romanit 1984 të George Orwell.

Sipas hetimit të mbikëqyrur nga Major Gjenerali Mahmoud Farouk, studentii Mohamed T., 21 vjeç, u arrestua të dielën pasi u kap duke filmuar forcat e sigurisë të pozicionuara përreth universitetit. Atij iu sekuestruan dy celularë pa bateri, dy USB, një hard disk dhe një kopje e romanit 1984.

Por policia mohoi që arrestimi të jetë kryer për arsye të romanit të famshëm, i cili u shkrua në vitin 1948 dhe paralajmëroi për rrezikun e një bote të sunduar nga diktatura ushtarake ku populli mbahet nën kontroll përmes një sistemi të hekurt propagande dhe kontrolli policie politike të njohur si “Vëllai i Madh”.

Duke folur për mediat pas dhënies së lajmit, Gjenerali Farouk tha se nuk qe e vërtetë se studenti qe arrestuar për librin pasi sipas tij “askush nga ne nuk ia ka idenë se për çfarë flet ai libër”. Gjenerali tha se arrestimi është bërë pasi ai u kap duke filmuar forcat e sigurisë dhe se këto forca kanë qenë në të shkuarën objekt i sulmeve terroriste.

Por aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se arrestimi i një njeriu se pse po filmon në një ambient publik është gjithashtu i paligjshëm dhe se situata aktuale në Egjipt i ngjan shumë asaj që Orwell shkroi në romanin e famshëm: “Ata pretenduan, dhe ndoshta edhe e besuan, se e kanë kapur pushtetin pa dëshirë për një kohë të kufizuar, dhe se aty pranë gjendet një parajsë ku qeniet njerëzore do të jenë të lira dhe të barabarta… Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me synimin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet, është qëllim. Askush nuk krijon një diktaturë për të ruajtur një revolucion; ata bëjnë revolucion në mënyrë që të krijojnë një diktaturë,” thotë Orwell në romanin e tij.

Al-Masry Al-Youm

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë