Loading…
Liburn Aliu: Jemi afruar me LDK’në që ta parandalojmë një PAN 2
  • 13/08/2019 | 22:38

Liburn Aliu: Jemi afruar me LDK’në që ta parandalojmë një PAN 2

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK’në po ndodh për të evituar një PAN 2, transmeton Gazeta Metro.


“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, ka thënë Aliu për televizionin publik.

Aliu ka theksuar se ekziston vullnet i mirë për bashkërendim të veprimeve mes LDK-së dhe VV-së dhe se duan që të ndihet fitorja para zgjedhjeve.

Sipas tij, Kosova është para falimentimit, ku qeverisja është stërkequr dhe ka degraduar.

Ai ka thënë se takimi mes dy liderëve të partisë ka siguruar që më 22 gusht votohet shpërndarja e Kuvendit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë