Loading…

Liderët e BE’së thirrje Kurtit e Vucicit: Zbatojeni secilёn pikё tё marrëveshjes

  • 24/03/2023 | 08:51

Liderët e BE’së thirrje Kurtit e Vucicit: Zbatojeni secilёn pikё tё marrëveshjes

Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshendetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vucic.


Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bёrё thirje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, nё përfundim tё ditёs sё parё tё samitit tё Bashkimit Evropian, raporton RTK.

Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian gjatё darkёs kanё trajtuar çёshtjen e dialogut. Pёr rezultatet e takimit tё Ohrit atyre u ёshtё drejtuar Josep Borell shefi i diplomacisё evropiane.

Theksi i diskutimeve ёshtё fokusuar nё domosdoshmёrinё e zbatimit tё secilёs pikё tё marrëveshjes nga tё dyja palёt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë