Drejtuesit e Koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) janë mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit për të vendosur se si do të veprojnë dhe nëse do të marrin pjesë në seancën e caktuar për të premten prej orës 10.
Fillimisht në takim ishin lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj dhe disa përfaqësues nga Nisma për Kosovën. Më pas atyre iu bashkuan edhe Fatmir Limaj e Kadri Veseli.
“Në këtë takim vendoset përfundimisht se si dotë veprohet nesër”, thonë ndërkaq burime të Blic.
Koalicioni PAN sot nuk arriti që t’i bëjë votat për Kryetar të Kuvendit, çka bëri që ky subjekt ta bojkotojë pjesën e mbetur të seancës konstituive.
Ndërkaq në një deklaratë të dhënë për media, Veseli ka thënë se ai heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit me kushtin që Vetëvendosje ta votojë Ramush Haradinajn për Kryeministër.
Nesër pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive nga ora 10:00.