Loading…

Lideri i Superligës sfidohet në Mitrovicë

  • 23/10/2020 | 21:11

Lideri i Superligës sfidohet në Mitrovicë

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.


Superliga e futbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë të saj.

Lideri Ballkani do ta vizitojë Mitrovicën, ku e pret Trepça ’89, shkruan Gazeta Express.

Mirlind Daku me shokë do ta kërkojnë fitoren e shtatë sezonale për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.

Nga ana tjetër, “Minatorët” dinë të jenë të papërshtatshëm në shtëpi, prandaj edhe ata duan pikë nga ky takim. Prishtina, pas fitoreve ndaj Besës e Feronikelit, do ta kërkojë fitoren edhe në duel me Gjilanin në shtëpi.

Nga ana tjetër, “Skifterat” nuk e kanë nisur sa duhet mirë sezonin dhe janë në kërkim të këndelljes.

Në këtë xhiro këndelljen e kërkojnë edhe Feronikeli e Llapi, të cilët do të ballafaqohen me Besën, respektivisht Arbërinë.

Ndërkaq, Drita do të mundohet ta harrojë humbjen nga Ballkani me një fitore në shtëpi ndaj Drenicës. Kuqezinjtë nga ana e tyre do të kënaqeshin edhe me një barazim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë