Loading…

Lideri i terroristëve të Boko Haram u vra me urdhër të ISIS, luftë për kreun e lëvizjes ekstremiste

  • 07/06/2021 | 14:38

Lideri i terroristëve të Boko Haram u vra me urdhër të ISIS, luftë për kreun e lëvizjes ekstremiste

ISIS ka urdhëruar vrasjen e Abubakar Shekau për shkak të shënjestrimit të pa diskriminim të ‘besimtarëve’. Sipas mediave lokale ai është vrarë me urdhër të drejtpërdrejtë të liderit të ISIS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi, që paraqet kërcënim për grupet monitoruese pasi është shenjë e konsolidimit të grupit terrorist në Afrikë, transmeton Gazeta Metro.


Abubakar Shekau që ishte një prej liderëve më famëkeq të grupeve terroriste islamike kudo në botë, ka vdekur muajin e kaluar pasi kishte shpërthyer një pajisje eksplozive derisa po ndiqej nga luftëtarë të ISIS në Afrikë.

Vdekja e tij ka gëzuar dhe në të njëjtën kohë ka turpëruar shërbimet ndërkombëtare të sigurisë dhe ato të Nigerisë, që janë në ndjekje të tij për më shumë se një dekadë.

Që operacioni kundër Shekau ishte nisur me urdhër direkt të eprorëve të ISIS në Lindjen e Mesëm, që ‘brengoset nga shenjtëstrimi pa diskriminim i besimtarëve’ nga Boko Haram, nënvizon shtrirjen e vazhdueshme globale të grupit terrorist përmes bashkëpunëtorëve dhe mundësinë e rritjen e mëtejme në Afrikë.

Fraksionet islamiste ekstreme kanë intensifikuar sulmet muajt e fundit, duke sjellë nivel të shtuar të dhunës në disa rajone të Sahel. Më shumë se 120 fshatarë kanë vdekur në një sulm në Burkina Faso javën e kaluar, që ishte një prej masakrave më të përgjakshme të regjistruara deri tani. Asnjë prej grupeve nuk kanë marrë përgjegjësinë deri tani.

Në një audio xhirim të marrë nga Humangle, një portal lajmesh lokal me lidhje mes rebelëve dhe agjencive kundër terrorizmit, lideri i ISIS në Afrikë, Abu Musab al-Barnawi, mund të dëgjohet tek ju thotë mbështetësve se vdekja e Shekau erdhi pas urdhrit të liderit të ri të ‘Shtetit Islamik’, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi.

“Ai ishte një njeri që ka kryer terrorizëm të paimagjinueshëm. Sa ka quar dëm ai? Sa i ka vrarë? Sa i ka terrorizuar? Por Allahu e la të lirë dhe i zgjati jetën. Kur ishte koha, Allha dërgoi ushtarë trima që pas urdhrave të udhëheqësit të besimtarëve” ka thënë ai sipas raportit të Humangle.

Dega e Barnawi e Boko Haram u shkëput më 2016’n pas mospajtimeve personale, religjioze dhe strategjike. Ky fraksion i Boko Haram u adoptua nga krerët e ‘Shtetit Islamik’ në Siri dhe Irak si bashkëpunëtorë në rajon pasi Shekau u dëshmua si e pamundur të kontrollohet.

Barnawi që shihet si një ‘relativisht i moderuar’ në mesin e liderëve ekstremistë në rajon, i është dhënë roli i eprorit nga një ‘mision auditimi’ i dërguar nga ‘Shteti Islamik’ në fillim të këtij viti, ka thënë Vincent Fouche, ekspert i ekstremizmit islamik në Nigeri me Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Shekau fillimisht i kishte ikur sulmit në malin Sambisa, ku ja kishte dalë t’i fshihej luftëtarëve të Shtetit Islami të Afrikës për pesë ditë kishte thënë Barnawi. Kur e zbuluan Shekau ja doli të arratiset përsëri, u gjurmua dhe u zbulua edhe njëherë dhe ka refuzuar të dorëzohet. Megjithëse shumica e ndjekësve të Shekau mendohet se janë shpërndarë apo ndërruar anë, së paku një prej shumë fraksioneve që përbënin Boko Haram ende reziston autoritetin e Barnawi.

Shekau ishte përgjegjës për shfrytëzimin e grave dhe vajzave të reja për sulme vetvrasëse me bomba. Ai ishte i njohur për grabitjen e 300 studenteve nga një kolegj 2014 në një incident që kishte mbuluar ballinat e mediave në botë.

Vdekja e Shekau e lë grupin terrorist të ‘Shtetit Islamik’ pa rival në rajonin përreth Liqenit Çad./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë