Loading…

Lideri pro-rus pranon se Rusia po e humb kontrollin mbi qytetin Lyman

  • 30/09/2022 | 16:27

Lideri pro-rus pranon se Rusia po e humb kontrollin mbi qytetin Lyman

Udhëheqësi i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Denis Pushilin, tha se bastioni rus i Lymanit në veri të rajonit është “gjysmë i rrethuar” nga ushtria ukrainase dhe se lajmet nga fronti janë “alarmante”.


Në një mesazh të publikuar në Telegram, Pushilin tha se fshatrat Jampil dhe Drobisheve pranë Lyman “nuk janë më plotësisht nën kontrollin tonë”.

E ashtuquajtura “Milicia Popullore e Republikës Popullore të Donjeckut (DPR)” njoftoi mëngjesin e sotëm se ushtarët e parë rusë nga mobilizimi i pjesshëm kishin arritur në Donetsk.

Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet anëtarë të OKB-së që e njohin DPR-në si një qeveri legjitime.

Rusia pritet të njoftojë më vonë gjatë ditës së sotme aneksimin e Donetskut, një territor që ajo nuk e kontrollon plotësisht, në Federatën Ruse, si dhe tre rajone të tjera të Ukrainës – Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ndryshe, vendet perëndimore tashmë klane treguar qëndrimin e tyre se nuk do të pranojnë aneksimin e territoreve ukrainase.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë