Loading…

Lidhën e grabitën 86-vjeçaren prangoset banda e shqiptarëve

  • 18/01/2017 | 16:43

Lidhën e grabitën 86-vjeçaren prangoset banda e shqiptarëve

Banditët shqiptarë që ishin tmerri i banorëve në trekëndëshin Lucca-Pistoia-Firenze , kanë përfunduar në burg.


Kjo bandë ka kryer shumë grabitje e vjedhje në makina e shtëpi.

5 nga ta, ishin autorë të një akti të shëmtuar, kur në një vilë vilë në Camigliano një grua 86 vjeçare u lidh e  la e shtrirë përtoke, teksa autorët i plaçkitnin shtëpinë. Ngjarja ka ndodhur më 14 maj të vitit të kaluar.

Autorët e kësaj vepre janë: Flori Sejdini, Ervis Marashi e Kristian Kulli , të gjithë 25 vjeçarë, Zef Paluca, 40 vjeç, dhe rumuni Vasile Deesy, 41 vjeçar.

Të gjithë janë arrestuar dje, në disa lokalitete të provincave të Luccas e Pistoias. Për arrestimin e tyre janë angazhuar rreth 35 forca, nën komandën e togerit Rosario Tedesco.

Prokurori po punon për të gjetur edhe krimet e tjera të kryera nga grupi i -shqiptarëve dhe personave të tjerë të përfshirë, pas ngjarjes së fundit me grabitjen e të moshuarës./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë