Loading…

Lidhja e dashurisë përfundoi pa filluar mirë, këngëtarja e njohur konfirmon publikisht ndarjen

  • 25/10/2021 | 14:39

Lidhja e dashurisë përfundoi pa filluar mirë, këngëtarja e njohur konfirmon publikisht ndarjen

Pas disa muajsh lidhje, Jessie J zbuloi se ka vendosur që të ndahet nga i dashuri i saj, Max Pham.


Gjatë një videoje live në Instagram, këngëtarja u shpreh se ata nuk kanë qenë bashkë për disa javë.

“Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte romancë e drejtë.

Kështu që ne vendosëm që miq është.”, tha ajo.

Më tej, ajo dha më shumë detaje përsa i përket këngës që pritet të nxjerrë së shpejti.

“Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e hedh poshtë atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë, ‘OK, mirupafshim’.

Një nga këngët e mia të preferuara ka të bëjë vetëm me atë dhe të kërcej në fund.”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë. Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Deëan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë