Loading…

Liga e Kampionëve: Bayerni e shkatërron Atleticon, fitojnë Liverpooli dhe City

  • 21/10/2020 | 23:03

Liga e Kampionëve: Bayerni e shkatërron Atleticon, fitojnë Liverpooli dhe City

Liga e Kampionëve, Bayerni e shkatërron Atleticon, fitojnë Liverpooli dhe City

Të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e para të grupeve A,B,C dhe D të Ligës së Kampionëve, ku pati ndeshje mjaft të forta dhe interesante, raporton KosovaPress.

Kryendeshja u zhvillua në “Alianz Arena”, ndërmjet Bayernit të Mynichut dhe Atletico Madridit. Skuadra bavareze u tregua e pamëshirshme duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 me golat e realizuar nga Coman (2), Goretzka dhe Tolisso.

Liverpooli triumfoi me rezultat minimal si mysafir i Ajaxit me autogolin e realizuar nga Tagliaficio, kurse Manchester City e mposhti Porto me rezultat 3-1.

Klubi italian, Interi, barazoi përballë klubit gjerman Borussia Meinchengladbach me rezultat 2-2 në “Giuseppe Meazza”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë