Loading…

Liga e Kampionëve, kryendeshja ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid

  • 03/11/2021 | 08:21

Liga e Kampionëve, kryendeshja ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, te fundit këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të sezonit të ri 2021/22.


Programi i ndeshjeve të sotme ndahet në dy orare, ku me fillim nga ora 18:45 skuadra e Portos do të jetë mysafire e Milanit, kurse Real Madridi pret në shtëpi Shakhtar Donetsk, përcjellë KosovaPress.

Ndërkaq, ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në ora 21:00, ku në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi Atletico Madridin.

Po ashtu, përkrah ndeshjes Liverpool e Atletico Madrid, nga ora 21:00 do të kemi disa takime të tjera interesante, ndër to RB Leipzig kundër Paris Saint-Germain.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 Milan – Porto (Stadiumi San Siro)

18:45 Real Madrid – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Santiago Bernabeu)

21:00 Borussia Dortmund – Ajax (Stadiumi Signal Iduna Park)

21:00 Liverpool – Atletico Madrid (Stadiumi Anfield Road)

21:00 Manchester City – Club Brugge KV (Stadiumi Etihad)

21:00 RB Leipzig – Paris Saint-Germain (Stadiumi Red Bull Arena)

21:00 Sheriff Tiraspol – Inter (Stadiumi Bolshaya Sportivnaya Arena)

21:00 Sporting Lisbona – Besiktas (Stadiumi Jose Alvalade)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë