Kanë përfunduar 45’ minutat e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që kanë startuar nga ora 21:00 dhe të cilat janë të vlefshme për rrethin e katër të fazës së grupeve të kësaj gare.
Nuk kanë munguar befasitë në ballafaqimet e sotme. Në Itali, Atalanta po barazon Manchester Unitedit me rezultat 1-1. Skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Ilicic në minutën e 12’të të ndeshjes, por Cristiano Ronaldoi barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë përcjellë KosovaPress.
Tre gola janë realizuar në ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Benficës, me skuadrën gjermane që është duke avancuar me rezultat 2-1. Në po të njëjtin grup, Barcelona është duke luajtur baraz me Dynamo Kievin (0-0).
Juventusi është duke luajtur baraz, 1-1, me Zenitin, ndërsa Sevilla po barazon me rezultat 1-1 me skuadrën franceze Lillë.
Skuadra spanjolle Villarreali po ashtu është duke avancuar me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës së Young Boys.