Malisheva ka pësuar humbje në përballjen e parë ndaj Vllaznisë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh vetëm pas tre minutash lojë. Laurent Xhylani ishte autori i golit që i dha epërsinë Malishevës.
Megjithatë, Vllaznia reagoi para përfundimit të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin në minutën e 37-të me anë të Klinti Qatos.
Në pjesën e dytë, skuadra shkodrane arriti të kompletojë përmbysjen, kur Emiljano Musta shënoi golin e fitores në minutën e 56-të. Malisheva do të ketë mundësinë për ta rikthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet javën e ardhshme.