Loading…

Liga e Parë: Derbi i Lipjanit i takoi Ulpianës, Liria vazhdon me formën e mirë

  • 30/09/2022 | 15:47

Liga e Parë: Derbi i Lipjanit i takoi Ulpianës, Liria vazhdon me formën e mirë

Në Ligën e Parë të Kosovës ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të javës së shtatë. Ulpiana arriti të triumfoi në derbin e Lipjanit kundër Arbërisë, ndërsa Liria mposhti në shtëpi Phoenix, transmeton Gazeta Metro.


Liria pasi nuk e filloi shumë mirë edicionin e ri në grupin A ka arritur fitoren e tretë radhazi sot përballë Phoenix.

Në fitoren me rezultat 2-0 golat për vendasit i shënuan mesfushori, Fitim Susuri nga penalltia (10′) dhe sulmuesi, Astrit Berisha (66′).

Ndërkaq, në grupin B të Ligës së Parë Ulpiana arriti ta përmbys rezultatin në 2-1 përballë Arbërisë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë përmes Florent Molliqajt (14′), megjithatë rezultatin e barazoi Almedin Murati në minutën e 39’të.

Golin e fitores për Ulpianën e realizoi në minutën e 80’të Liron Tasholli.

Kujtojmë se Ulpiana pas kësaj fitore mbetet në pozitën e parë me 16 pikë, pesë më shumë se Vushtrria e Vjosa. Ndërkaq, Liria me këtë fitore ka arritur në kuotën e 11 pikëve dhe është në vendin e katërt me pikë të njëjta me Feronikelin 74. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë