Sot (e shtunë) është zhvilluar ndeshja e radhës në kuadër të javës së parë në grupin A në Ligën e Parë, me skuadrën e Istogut që e nisi mbarë sezonin e ri, 2020/21, shkruan Gazeta Metro.
Derbi i javës së parë u zhvillua sot në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog, me vendasit që shënuan fitore të pastër ndaj Lirisë së Prizrenit.
Ndeshja e zhvilluar sot ka përfunduar me rezultatin 2-0. Qëndrim Jahaj dhe Fabrice Boudega shënuan golat e fitores në minutat 30 dhe 89.
Kështu, Istogu momentalisht renditet në pozitën e parë me tre pikë, kurse Liria pa pikë në pozitën e parafundit (9).
Kujtojmë që dje është zhvilluar ndeshja e parë mes Drenasit dhe Trepçës që përfundoi baras dhe pa gola. Kurse, nesër takohen Vushtrria – A&N, Vëllaznimi – Dukagjini dhe Malisheva – Onix. /gazetametro.net