Loading…

Liga e Parë, grupi A: Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluara sot dhe renditja tabelare

  • 30/09/2020 | 19:14

Liga e Parë, grupi A: Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluara sot dhe renditja tabelare

Gjatë ditës së sotme (e mërkure) janë zhvilluar katër ndeshjet e parë në kuadër të javës së dytë në Ligën e Parë, në grupin A, shkruan Gazeta Metro.


Vëmendja kryesore e kësaj dite ishte në stadiumin ‘Demush Mavraj’ aty ku u takuan Istogu dhe Vushtrria, ndeshje e cila megjithatë nuk prodhoi gola dhe përfundoi baras.

Me rezultat të barabartë ka përfunduar edhe ndeshja mes Lirisë dhe Onixit dhe ajo mes Dukagjinit dhe Drenasit. Të dy këto ndeshje janë mbyllur me rezultatin 2-2. Skuadra prizrenase, A&N, është skuadra e vetme që ka shënuar fitore sot, duke e mposhtur 3-0 Vëllaznimin.

Renditja tabelare, pas ndeshjeve të zhvilluara sot:

Kujtojmë që nesër (e enjte) zhvillohet ndeshja e fundit e javës së dytë, ajo mes Trepçës dhe Malishevës. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë