Loading…

Ligje dhe zakone të çuditshme nëpër botë

  • 30/11/2016 | 23:37

Ligje dhe zakone të çuditshme nëpër botë

Shtetet e ndryshme nëpër botë kanë zakone të veçanta, të cilat jo vetëm që duhet t’u binden qytetarët e vetë por edhe vizitorët.  Disa shtete i kanë të ndaluara çamçakëzin, reklamimin e pijeve alkoolike, lloje të lulave e shumë të tjera.

Në Singapor është i ndaluar me ligj çamçakëzi 
bubble-gum

E gjithë kjo ka filluar në një protestë atje, kur pasi ka përfunduar rrugët e qytetit kanë qenë aq të ndotura nga çamçakëzat saqë është marrë vendim nga qeveria të mos përdoren më, përveç nëse jepen me recetë të mjekut.

Vallëzimi dhe tatuazhet në Japoni
dance-02

Siç e dimë se Japonia është një vend shumë i edukuar dhe i zhvilluar, prandaj edhe atyre nuk ju pëlqen vallëzimi dhe vizatimet në trup. Vallëzimi përveç që nuk duket mirë për syrin e një japonezi është edhe  e ndaluar me ligj. Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 1948, andaj sot nëse një lokal dëshiron të organozojë një fest duhet paraprakisht disa ditë përpara të marr leje.

T’i urosh ditëlindjen një gjermani një ditë përpara

Birthday cupcake against a blue background

Në Gjermani t’i urosh dikujt ditëlindjen para se ta ketë, konsderohet ofendim. Në rast se ju i shprehni urimet tuaja një ditë para ditlindjes ata do të mendojnë se ju po bëni shaka, dhe nuk do ta mirëpresin atë urim asesi.

Mos e pyet një norvegjez për të shkuar në kishë
all_saints_anglican_church_exterior_dunedin_nz

Nëse jeni i interesuar të vizitoni kishën në Norvegji, ju nuk duhet ta pyesni asnjëherë një norvegjes për të shkuar atje, apo edhe për ta ftuar dikë. Obligimet e religjionit duhet t’i dijë secili dhe nuk duhet të bëj plane për ta kryer obligimin e tij, ajo vjen vetë kur ndjehet.

Mos fol për para në Francë
20150302140833-money

Francezëve iu pengon dhe ndjehen të ofenduar nëse ju i pytni për parat që kanë në xhep, ose flisni në përgjithësi rreth parave. Kjo temë është e ndaluar në Francë, dhe po e bëtë një gjë të tillë, kjo i shtynë ata të iu mendojnë juve si persona të papërshtatshëm për t’u shoqëruar.

Të shprehësh mendimin tënd në Korenë Veriore
wireap_a47bd35b13534cdab0cd42e4f58e954e

Siç e dimë se Korea Veriore është vendi më diktator në ditët e sotme. Shprehja e lirë atje është e ndaluar rreptësisht, atje funksionon një ligj nga shteti, dhe vetëm qeveria ka të drejtën e fjalës, populli mendimet e veta duhet t’i shpreh në kohën kur i jepet kjo e drejtë, në të kundërtën të heshtë.

Dhuratat si ora dhe ombrella për ditlindje në Kinë nuk preferohen
3703529264_d67349f4c0

Kinezët nuk pranojnë dhurata të tilla si ora e ombrella. T’i dhurosh një të tillë një kinezi konsiderohet ofendim për ta.

Reklamimi i pijeve alkoolike është i ndaluar në Indi
3600947113_fe7208d8a8_b

Shumë kompani të mëdha të pijeve alkoolike indiane janë të detyruara të prodhojnë edhe diçka tjetër në kuadër të biznesit të tyre, që të kenë të drejtë të shfaqen në televizion, sepse alkoolin nuk kanë të drejtë ta paraqesin në televizion. Kjo u është ndaluar atyre me qëllim që të mos e pijnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë