Loading…

Ligji i ri do të krijojë ‘FSK+’

  • 28/03/2017 | 11:39

Ligji i ri do të krijojë ‘FSK+’

Forcimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me anë të propozimeve për ndryshimin e Ligjit për FSK-në po shihet si iniciativë e vonuar. Ndërsa, konsiderohet i paqartë momenti e qëllimi final i tij.


Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja, ka folur për Projektligjin për FSK-në, armatimin, buxhetin për ushtri, misionin dhe shtimin e pjesëtarëve të FSK-së.

“Në përgjithësi konsideroj që iniciativa si e tillë është e vonshme sepse i bie sikur po veprohet me inercion përderisa MFSK, qendra që unë drejtoj (QKSS), disa deputetë si dhe shoqëria civile në përgjithësi kanë avokuar që 5 vite për marrjen e mandatit të mbrojtjes për FSK-në. Është ende e paqartë se pse është zgjedhur ky moment dhe cili është qëllimi final, aq më parë që iniciativa si e tillë nuk duket të jetë derivat i konsultimeve të brendshme në Qeveri dhe as me partnerët ndërkombëtarë bilateralë”, tha Qehaja.

Sipas tij është e rëndësishme të ketë një ligj të ri për FSK-në, sepse ndryshimet nga ligji paraprak janë mbi masën 40 për qind dhe sipas Qehajës për këtë kërkohet ligj i ri.

“Ky është opsioni ideal mirëpo nuk janë bërë kalkulimet e thella politike, sidomos viteve të fundit kur ka rritje shumë të madhe të agresivitetit nga Serbia në dëm të shtet ndërtimit në Kosovë”

I pyetur cilat janë ndryshimet e Projektligjit për FSK-në me Ligjin aktual, Qehaja tha se bëhet fjalë vetëm për një FSK+.

“Fjala është për një “FSK+”. Pasi që misioni ushtarak nuk mund të merret tërësisht sipas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS), mendoj pjesërisht në strukturë dhe nuancë, atëherë kemi të bëjmë me një institucion me mandat të mbrojtjes, i cili do të ketë karakter defensivë”, pohoi Qehaja.

Analisti Qehaja tha se FSK-ja nuk mund të marrë misionin ushtarak në plotëni për shkak të prezencës së KFOR-it në Kosovë, që sipas tij e ka të ‘betonuar’ tashmë këtë me Rezolutën 1244.

Projektligji i ri ka paraparë edhe shtimin e komponentës aktive dhe asaj rezervë në FSK. Analisti Qehaja tha se kompletimi i FSK-së nuk mund të pritet para shtatë viteve.

Ai foli edhe për buxhetin që do të ketë FSK-ja për çka tha se çdo vit pritet të shtohen 5 milionë euro.

Projektligji për FSK-në që ka për qëllim forcimin e mandatit të kësaj force i është dorëzuar më 7 mars 2017 nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Por, ky propozim ishte kundërshtuar nga NATO dhe ShBA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë