Loading…

Ligji i ri tregohet efikas, ul aksidentet me fatalitet

  • 20/12/2016 | 17:28

Ligji i ri tregohet efikas, ul aksidentet me fatalitet

Sot janë bërë tre muaj që kur shoferët kosovarë, është dashur t’i kenë parasysh rregullat e reja të trafikut. E, siç njofton Policia, ligji është treguar efektiv, pasi që nga hyrja në fuqi e tij, janë ulur në tërësi aksidentet, e sidomos ato me fatalitet, shkruan Gazeta Metro.


“Nga analizat tona ligji i ri, ka pasur ndikim pozitiv në situatën e përgjithshme sa i përket sigurisë ne komunikacionin rrugor”, kanë thënë Policia.

Të pyetur nga Gazeta Metro, zyra për marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës, kanë sqaruar se në shtator të këtij viti, aksidentet fatale janë ulur për 66 për qind, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të shkuar. Sipas tyre, në muajin tetor, aksidentet fatale janë ulur për 35 për qind, ndërkaq, në muajin nëntor, kjo ulje ka qenë rreth 33 për qind, krahasuar me muajt e njejtë të vitit 2015.

“Të dhënat statistikore janë krahasuese me periudhën e njejtë te vitit të kaluar. Nga ai krahasim vërehet ulje e aksidenteve, fatbardhësisht ulje me e madhe ka tek aksidentet me fatalitet”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Metro.

Në të dhënat e siguruara nga Gazeta Metro, shihet se në muajt shtator, tetor dhe nëntor, ka ulje të aksidenteve me fatalitet në çdo muaj. Siç tregohet nga Policia, krahasuar me muajt e njejtë të vitit të kaluar, në shtator të këtij viti, ka pasur 14 aksidente më pak me vdekje, në tetor 5 aksidente më pak, dhe në nëntor janë evidentuar 4 aksidente më pak me fatalitet.

Sipas Policisë, në këta tre muaj të këtij viti, janë regjistruar 24 aksidente me fatalitet, ndërkaq në muajt e njejtë të vitit të shkuar, ky numër kishte shkuar në 47 aksidente.

Ndërkaq, policia tregon se në këta muaj, ka rënë edhe në tërësi numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës.
Përveç muajit shtator, në dy muajt e tjerë, numri total i aksidenteve ka qenë më i ulët, krahasuar më të njejtët muaj të 2015’ës.
Në vitin 2015, vetëm në këta tre muaj ishin shkaktuar 4 mijë e 448 aksidente, ndërkaq në periudhën e njejtë të këtij viti, ky numër është ulur në 4 mijë e 194 aksidente./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë