Loading…

Ligji pamundëson tërheqjen e Naim Bazajt

  • 18/11/2016 | 12:15

Ligji pamundëson tërheqjen e Naim Bazajt

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj të enjten tërhoqi kandidaturën e tij për zgjedhjet që do të mbahen më 4 dhjetor, por ligji për zgjedhje të përgjithshme ia pamundëson tërheqjen.

Në nenin 20.3 thuhet se “Një kandidat i pavarur nuk mund të tërheqë kandidaturën e tij apo saj para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve” ndërsa në nenin 28.1 thuhet: “Subjekti politik i certifikuar mund të tërhiqet nga procesi zgjedhor duke i dorëzuar KQZ-së një njoftim me shkrim me të cilin shpreh qartazi qëllimin për tërheqje jo më vonë se dy (2) ditë të punës para datës së caktuar për hedhje të shortit për zgjedhje, të përcaktuar sipas nenit 24.1 të këtij ligji”.

KQZ-ja sot ka decertifikuar kandidaturën e Bazajt për kryetar të Drenasit, por Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së për Vetëvendosjen, ka thënë por portalin Koha.net se KQZ-ja jashtëligjshëm ka decertifikuar kandidaturën e Bazajt për kryetar të Drenasit.

“Tërheqja në këtë në këtë kohë është pa efekte, ngase është jashtë afatit që është më së voni 2 ditë para hedhjes së shortit. Çfarëdo decertifikimi në këtë fazë do të ishte vendim i kundërligjshëm dhe KQZ nuk mundet dhe nuk duhet të rehabilitoj interesa të caktuara politike”, ka thënë Rrustemi për Koha.net.

Anëtarët që kanë votuar pro decertifikimit janë thirrur në të drejtën e KQZ-së për shkurtimin e afateve, por këtë afat, sipas Rrustemit, nuk e kanë shkurtuar me vendim, ashtu siç është bërë për afatet tjera.

Rrustemi i është referuar planit operacional, ku për tërheqje është caktuar një ditë, por plani shërben vetëm si dokument orientues dhe as aty nuk mund të thuhet një ditë para kujt.

“Por e ka kuptimin brenda një dite shqyrtohet dhe vendoset. Ai afat nuk është i jashtëm për palët tjera, por afat i punës tonë që t’i kthejmë përgjigje”, ka thënë tutje Rrustemi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë