Loading…

Ligji për gjuhën shqipe merr dritën jeshile nga kryesia e BDI’së

  • 23/02/2017 | 09:41

Ligji për gjuhën shqipe merr dritën jeshile nga kryesia e BDI’së

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, të mërkurën mbrëma ka marrë dritën jeshile nga anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).


Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi draft-ligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione.

Në mbledhjen e kryesisë së BDI’së, ku kanë marrë pjesë dhe deputetët e zgjedhur në parlamentin e Maqedonisë nga kjo parti, në formë të detajuar mbrëmë ka shqyrtuar më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, nga secili anëtar i BDI’së, ka bërë të ditur zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore.

Osmani ka theksuar se kryesia qendrore e partisë që përfaqëson, pasi ka shtjelluar të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe, unanimisht i ka dhënë vizë këtij ligji.

“Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI sot (të mërkurën) dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera”, u shpreh Bujar Osmani.

Pas çështjes së gjuhës shqipe, të premten pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike të të gjitha rajoneve te Maqedonisë, si kusht që deputetët shqiptarë të deponojnë nënshkrimet e tyre, në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, pasi paraprakisht, lideri i VMRO DPME-së, Nikola Gruevski dështoi të formojë Qeverinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë