Loading…
Ligji për paga, përfshin 120 milionë euro shtesë
  • 04/02/2019 | 08:22

Ligji për paga, përfshin 120 milionë euro shtesë

Gati 120 milionë euro shtesë do të shkojnë për punëtorët e sektorit publik brenda një viti, me Ligjin për Paga, transmeton Gazeta Metro.


Bazuar në një dokument, të cilin e ka siguruar gazeta, koeficientet e rinj të propozuar nga Komisioni për Administratë Publike i rrisin pagesat për paga në sektorin publik në 730.795.911 euro.

Ky ligj, i cili ngjalli pakënaqësi të shumta në sektorë të ndryshëm, greva e presione, ka pësuar disa ndryshime nga drafti fillestar. Ligji në fjalë parashihet që të hyjë në fuqi 9 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, shkruan Koha Ditore.

Bazuar në koeficientet e rinj, sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, del se paga bazë duke përfshirë llogaritjen e 73.141 zyrtarëve kap shumën prej 507.882.935 eurosh. Për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës me 90 zyrtarë, kostoja është prej 2.636.957 eurosh. Për 3.253 zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kostoja është 20.491.117 euro. Për Kuvend ndryshimet e koeficientit kapin vlerën 638.593 euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë