Loading…

Ligji për pagat: Nga SBASHK’u sot takohen me Albin Kurtin

  • 11/12/2019 | 09:55

Ligji për pagat: Nga SBASHK’u sot takohen me Albin Kurtin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës Rahman Jasharaj ka njoftuar se sot në ora 13:00 do të takoeht me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, ku do të kërkojnë që mos të zvarritet zbatimi i ligjit, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, duke shtuar se takimi pritet të mbahet sot në orën 13:00-të, në Zyrën Qëndrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas kërkesës për takim urgjent, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, të vetmën përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ne sot do të zhvillojmë një takim me të në orën 13:00-të”,tha Jasharaj.

Dje këto sindikata zhvilluan një takim të përbashkët dhepas konsultimeve të brendshme është marrë vendimi, që punëtorët e të tri sindikatave të presin implementimin e Ligjit të pagave, përkatësisht marrjen e pagave me ligjin e ri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë