Loading…

Ligji për partitë politike në Kosovë, i domosdoshëm (Video)

  • 07/03/2017 | 13:25

Ligji për partitë politike në Kosovë, i domosdoshëm (Video)

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur një tryezë diskutimi mbi nevojën e miratimit të Ligjit për partitë politike në Kosovë. Qëllimi i kësaj tryeze ishte përcaktimi i kritereve minimale të funksionimit të demokracisë së brendshme pasi që paritë politike në Kosovë konsiderohen si institucione më së paku të besuara në raport me institucionet tjera.


Instituti Demokratik i Kosovës, publikoi gjatë kësaj tryeze punimin “Shqyrtimi i praktikave të ligjit për partitë politike”.

Fillimisht, Alexander Chavarria, Drejtor rezident i NDI-së, dha një këndvështrim rreth përvojës që ka pasur me këtë çështje. Ai u shpreh se duhet pasur parasysh se a është e gatshme shoqëria kosovare për një kulturë të tillë politike që do të na dërgoj deri te ky ligj.

Sidoqoftë, Chavarria, vlerëson se Kosova e ka të nevojshme të ketë një Ligj për partitë politike. Sipas tij është e nevojshme për Kosovën që të filloj të diskutojë lidhur me këtë ligj pasi që është një instrument ligjor që rregullon se çfarë mund të bëjë një parti politike duke nisur nga rregulloret, statuti, përbërja, zgjidhja e kontesteve, financat si dhe aktivitetet e tjera politike.

17161153_10208161238698310_1234480747_n

Chavarria ndër të tjera ka theksuar se një ligj i tillë do të përkufizonte standardet, kriteret minimale në mënyrë që secila parti politike të kuptoj se si duhet të funksionoj. Ndërkaq ka porositur që nuk duhet ngutur në hartim të këtij ligji, duhet të sigurohet konsensus i gjerë dhe se ky ligj duhet ta trajtoj me kujdes veçanërisht aspektin e llogaridhënies.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se demokracia e brendshme e partive politike nuk është mirë e konsoliduar, ndërsa aspektet ligjore të adresimit të kontesteve të brendshme, të statusit të partive politike dhe shumë çështje të tjera nuk janë mirë të definuara duke theksuar nevojën për një ligj që avancon këto çështje.

Pjesë e këtij debati ishin përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare të cilët shprehën qëndrimet e tyre lidhur me nevojën për të pasur një ligj të tillë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë