Loading…

Limaj brenda pak javëve viziton dy herë Thaçin e Veselin në Hagë

  • 07/02/2023 | 18:15

Limaj brenda pak javëve viziton dy herë Thaçin e Veselin në Hagë

Është hera e dytë radhazi që i pari i Nismës, Fatmir Limaj, po viziton ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli, në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Limaj sot u takua edhe me Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalën, të cilët i uroi me rastin e vigjiljes së 15 vjetorit të pavarësisë.

“Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor” tha mes të tjerash Limaj.

Ky është postimi i plotë:

Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.

Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë