Loading…
Limaj: Çështja e taksës nuk i prishë marrëdhëniet Kosovë- SHBA
  • 15/03/2019 | 20:25

Limaj: Çështja e taksës nuk i prishë marrëdhëniet Kosovë- SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk janë të lidhura për një çështje siç është taksa. Ai ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të thella dhe asnjëherë nuk do të mund të zbehen apo vihen në pikëpyetje.


Limaj ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut. Ka thënë se po i marrin seriozisht deklarimet e partnereve ndërkombëtarët. Ndërsa thotë se nuk është mirë të kushtëzohet dialogu, sepse kushtëzimi vështirëson marrëveshjen.

“Çështja e taksës e di që është bërë shumë zhurmë në Beograd, taksa në rrethana normale është një veprim absurd dhe në shpërputhje totale me vizionin tonë, mirëpo duhet kthehemi në realitetin që jetojmë. Marrëdhëniet Kosovë- Serbi nuk janë normale. Serbia nga mëngjesi deri në darkë tenton me pengu Kosovë dhe synon ta çmontojë ato. Ju s’mund të reagoni  apo të bëni ndonjë veprim normal, kur ju silleni kështu. Ajo që ne po themi është duhet pushojnë arsyet për heqjen e taksës”, ka thënë Limaj për RTK2

Kosova, thotë Limaj, ka dhjetëra mundësi me vu kushte për dialog, por nuk e kanë bërë një  gjë të tillë.

“Vuçiq para disa javë e mohoi masakrën e Recakut dhe e paraqiti si një lloj konspiracioni e shpifje. Me këtë formë nuk mund t’i ndihmoni dialogut. Serbia duhet ta kuptoj që Kosova do të sillet në mënyrë reciproke me Serbinë”, ka thënë Limaj

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë