Lideri i Nismës për Kosovën, në emisionin Personale në TV Dukagjin ndër të tjera ka folur edhe për Hagën ku kishte kaluar një kohë si i akuzuar për krime të luftës.
Ai ka treguar për një moment komunikimi që ka pasur me Sllobodan Millosheviqin, sa ishin të dy në Hagë.
Limaj tha se Millosheviqi në një rast kur ky kishte pasur vizitë familjare, dhe ish presidenti serb e kishte parë, e kishte pyetur se si kishte kaluar në vizitë.
Përgjigja që Limaj thotë t’i ketë dhënë Millosheviqit, ka qenë kërkesë që ai të mos i flas më sepse nuk është i interesuar të ndërtojë komunikim me të.
“I thash mos më fol herë tjera, sepse nuk jam i interesuar të ndërtojë komunikim me ju. Ju e keni lehtë, por unë jo, sepse faji yt të gjithë jemi këtu”, ka treguar Limaj, duke shtuar se Millosheviqi ishte pajtuar për këtë. /gazetametro.net