Loading…

Limaj: Drenasi 16 vite e ka pritur këtë fitore

  • 04/12/2016 | 22:46

Limaj: Drenasi 16 vite e ka pritur këtë fitore

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka uruar gjithë qytetarët e Drenasit duke i quajtur ata si meritorët kryesorë të mbylljes së këtij procesi.

Limaj ka thënë që Drenasi që “16 vjet e ka pritur këtë fitore”.

“Drenasi e ka pritur që 16 vjet një fitore të tillë dhe gjithë qytetarëve të Drenasit dua të ja uroj këtë ditë pasi ata janë meritorët kryesorë të mbylljes së këtij procesi”.

“Ata nuk kanë rënë në provokim dhe kanë shkuar për t’i dhënë ndryshimin Drenasin”.

Limaj ka thënë se Isa Xhemajlaj do të jetë kryetari i Drenasit.

“Isa Xhemajlaj do të jetë kryetari juaj dhe i shpreh respektin tim krahut opozitar dhe të gjithë kandidatëve që kanë premtuar u them që duhet të ndihen fitues”.

“Isa Xhemajlaj është kandidati më i preferuar dhe jam i  bindur që ai do të udhëheqë Drenasin”, ka thënë Limaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë