Loading…

Limaj: Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecin në të ardhmen

  • 14/02/2021 | 12:03

Limaj: Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecin në të ardhmen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shpreson që dita e sotme do prodhojë siguri dhe qeveri stabile.


Sipas tij, duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen.

“Është moment i rëndësishëm i demokracisë. Shpresoj që këto zgjedhje do prodhojnë stabilitet do prodhojnë siguri dhe do prodhojnë qeverisje stabile gjitha këto do vijnë nëse ndihemi krenar për të kaluarën e duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecin në të ardhmen. Në shërbim të të ardhmes janë ata të cilët në vazhdimësi nderojnë e përkulen dhe dinë nga kanë ardhur këtu”, u shpreh ai.

Limaj të drejtën e tij kushtetuese për të votuar e kreu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, në Prishtinë. Në këtë qendër të votimit vërehej një numër i madh i qytetarëve që prisnin në radhë për të votuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë