Loading…

Limaj komenton dënimin e Lushtakut

  • 16/11/2016 | 10:00

Limaj komenton dënimin e Lushtakut

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka komentuar akuzave ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se dënimi i Sami Lushtakut dhe i bashkëluftëtarëve të tjerë është lajm i trishtueshëm dhe goditje për luftën çlirimtare.

Limaj ka theksuar se vonesat e shpalljes së vendimit tregojnë se sa i pavarur është është Sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

“Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendim dhS në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i “pavarur” është sistemi i drejtësisë në vend”, ka thënë Limaj.

“Gjykata e Apelit e ka liruar Lushtakun nga akuzat për vrasje, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, majin e 2015’ës. Lushtaktu, Apeli i ka konfirmuar 7 vite tjera burgim për krime lufte në rastin ‘Drenica 1’. E njëjta gjykatë i ka hequr vetëm 9 muaj burgim Sylejman Selimit, duke e ndryshuar vendimin e themelores në 5 vite e 3 muaj burgim ndaj tij”. ka thënë avokati i tij Tomë Gashi. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë