Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka akuzuar drejtuesit e Nismës, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn, se kanë bërë fushatë të egër ndaj tij.
“Kohët e fundit, drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj meje dhe familjes sime”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci ka thënë se ka të hënën, pas zgjedhjeve do t’i përgjigjet akuzave që Nisma ia kishte bërë ditë më parë.
Mirëpo, duke bartur mbi vete një përgjegjësi dhe kontribut atdhetar, njëherësh duke mos dashur që argumentet që posedoj të ndikojnë negativisht në garën zgjedhore të kandidatit që pa faj ndodhet në këtë mes, përgjigjet adekuate do t’i jap të hënën”.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët e Drenasit që t’i bashkohen PDK’së.
“Ftoj veçanërisht qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor në raundin e parë, që t’i bashkohen vizionit të PDK-së, ofertës më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, pa dallim”./gazetametro.net