Loading…

Limaj: Edhe Serbia pronare e kodit +383

  • 14/11/2016 | 21:29

Limaj: Edhe Serbia pronare e kodit +383

Ndonëse ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, thotë se me marrëveshjen për kodin telefonik Serbia ka njohur Pavarësinë e Kosovës, kështu nuk mendon lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ish – ministri i dikurshëm i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit thotë se me këtë marrëveshje qeveria e Kosovës po e bënë Serbinë bashkëpronare të aseteve tona shtetërore e në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Limaj, thotë se kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës. Sipas Limës, me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia.

“Me këtë marrveshje qeveria e Kosovës poashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi. Përveq dëmeve tjera ekonomike tanimë me këtë marrëveshje vlera e PTK-së në treg do të rrënohet përfundimisht”, shkruan ai, transmeton gazetametro.

Limaj tutje shkruan se kjo është një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit.

“Këto marrëveshje nuk kufizohen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veqant ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do ti mundësoj organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit. Sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës”, shkruan Limaj.

Me këtë marrëveshje sipas Limës ‘Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet tjera ekonomike të vendit’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë