Loading…

Limaj fton kundërkandidatët në një debat televiziv

  • 21/09/2019 | 08:02

Limaj fton kundërkandidatët në një debat televiziv

Fatmir Limaj, Knadidat për Kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR fton kundërkandidatët për debat televiziv, dukei porostirur të mos fshihen prapa siglave të partive, shkruan Gazeta Metro.


Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka ftuar përsëri kundërkandidatët në një debat televiziv.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se një debat televiziv mes kandidatëve për kryeministër është shumë i nevojshëm pasi sipas tij ka zhvillime të reja në subjekte politike.

“Kemi kryetarë partish që nuk janë kandidatë për kryeministër. Nominimet janë bërë me shumë dramaticitet në disa grupe politike dhe kjo është një zhvillim i mirë politikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Limaj thotë se është shumë mirë që kandidatët të dalin para popullit dhe të tregojnë personalitetin e tyre pasi njëri nga ta do të jetë në krye të qeverisë.

“Pse të mos dalim para qytetarëve kush je ti dhe a je kompetentë për të drejtuar vendin. Pse të fshihemi pas siglave të partive. Hajde të bëjmë pyetje për njëri tjetrin në mënyrë korrekte”.

Limaj ka thënë se ndjehet më komod se kandidatët e tjerë për t’u përballur në një debat televiziv.

“Unë jam shumë i sigurt se nëse debati do të jetë me pesë tema, gara do të bëhej e pa parashikueshme”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë