Loading…
Limaj godet VV’në e PSD’në: Derisa ju grushtohen me njëri tjetrin, ne i zgjedhim problemet e Kosovës
  • 12/09/2019 | 19:43

Limaj godet VV’në e PSD’në: Derisa ju grushtohen me njëri tjetrin, ne i zgjedhim problemet e Kosovës

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se derisa anëtarët e partive tjera grushtohen koalicioni që përfaqëson ai do të zgjidh problemet e Kosovës ,transmeton Gazeta Metro.

Limaj duke aluduar tek rrahjet e Lëvizjes Vetëvendosje me ato të Partisë Socialdemokrate, ka thënë se derisa anëtarët e tyre rrahën ata zgjedhin problemet e vendit.

“Kam përplasje me subjektet politike që kanë vetëm një synim që ti fitojnë zgjedhjet, qëllimi jonë është të fitoj Kosova.Prandaj derisa të tjerët grushtohen me njëri tjetrin në i zgjedhim problemet e vendit tonë”, tha Limaj, transmeton Gazeta Metro.

Limaj gjatë fjalimit të tij në Prishtinë sot ka thënë se do të na bëj krenar me seriozitet dhe punë të palodhshme.

“Që ju keni besuar të jemi kandidati për kryeministër i këtij koalicioni fitues ju siguroj që për këto 10 ditë fushatës me dinjitet më përkushtim, me seriozite dhhe me punë të palodhshme do të ju bëj krenar.Ju siguroj që besimi juaj të jem kandidat i mundshëm për kryeministër”, tha Limaj./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë