Loading…

Limaj: Me marrëveshjen e Kurtit, Serbia bëhet hisedare në Kosovë

  • 31/03/2023 | 18:36

Limaj: Me marrëveshjen e Kurtit, Serbia bëhet hisedare në Kosovë

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pika 7 e marrëveshjes është marrëveshja e vitit 2015.


“Në pikën 7 janë organet e Asociacionit, nga Kuvendi, bordi, kryetari dhe stema e flamurit. Kompetencat do të bisedohen me status”, ka thënë Limaj.

“Kosovës i ka ardhur një marrëveshje shumë e keqe, e rëndë… Serbia me këtë marrëveshje bëhet hisedar në Kosovë”, ka thënë tutje Limaj duke shtuar se në këtë marrëveshje një pjesë është version i ish-kryeministrit të Serbisë, Gjingjiq.

“Plani i Gjingjiqit ka pasur dy drejtime: sa më shumë të drejta të komunitetit serb në Kosovë dhe e dyta të rikthehet e drejta e shtetit serb mbi Kosovën”, ka shtuar Limaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur nga mos – komunikimi i kryeministrit Kurti me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se i njëjti nuk ka legjitimitet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë