Loading…

Limaj në Mitrovicë: Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për vlerat e UÇK’së

  • 25/01/2021 | 21:06

Limaj në Mitrovicë: Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për vlerat e UÇK’së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me familje të ndryshme në qytetin e Mitrovicës.


Kreu i Nismës më këtë rast ka vizitua familjen e Musa Dibranit ku ka pasur një bashkëbisedim të frytshëm rreth nevojës së domosdoshme për tu bërë bashkë në mbështetje të Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

“Familjes Dibrani dhe bashkëluftëtarëve të kësaj zone, u jam tejet mirënjohës për angazhimin maksimalisht në mbështetje të betejës sonë politike, që pas 14 shkurtit zëri i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo në skenën politike, vendore e diplomatike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Ilirida e Mitrovicës ishte vendi i radhës, ku sonte takova familjen e nderuar të Musa Dibranit, ku patëm një bashkëbisedim të frytshëm rreth nevojës së domosdoshme për tu bërë bashkë në mbështetje të Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Familjes Dibrani dhe bashkëluftëtarëve të kësaj zone, u jam tejet mirënjohës për angazhimin maksimalisht në mbështetje të betejës sonë politike, që pas 14 shkurtit zëri i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo në skenën politike, vendore e diplomatike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë