Loading…

Limaj përjashton çdo mundësi të kthimit në PDK

  • 02/01/2017 | 21:33

Limaj përjashton çdo mundësi të kthimit në PDK

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ia ka shuar shpresat Partisë Demokratike të Kosovës për një rikthim të mundshëm në këtë parti. Ish-zyrtari i lartë i PDK’së thotë se për sa kohë që është në politikë, nuk do të ketë asnjë opsion tjetër, përveç Nismës për Kosovën.

Nisma, sipas tij, është partia e vetme në Kosovë, e cila ka dyfishuar numrin e votave.

Sondazhi më i fundit, që sipas Limajt është bërë nga një organizatë kredibile që merret me sondazhe, e nxjerr partinë qe ai drejton me rritjen më të madhe të votave.

Në një intervistë për Indeksonline, Limaj ka thëne se është vullnet i AAK’së dhe Nismës qe këtij koalicioni t’i bashkohet edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Ai ka paralajmëruar se viti 2017 do të jetë vit i sfidave të mëdha, por është shprehur i bindur se në vitin të cilin kemi hyrë do të largohet nga pushteti qeverisja aktuale.

Duke komentuar rezultatin zgjedhor në Drenas, ai ka thënë se për herë të parë Nisma e ka hapur konkurrencën në këtë komunë dhe se kjo parti është fituese morale e zgjedhjeve.

Ish-komandant “Çeliku” e ka konfirmuar lajmin e publikuar ditë më parë se ka kërkuar dëmshpërblim pasi është shpallur i pafajshëm në rastin “Kleçka”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë