Loading…

Limaj porositë të rinjtë: Ëndrra juaj duhet të jetë forcimi i shtetit

  • 04/02/2021 | 19:55

Limaj porositë të rinjtë: Ëndrra juaj duhet të jetë forcimi i shtetit

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet zgjedhor ku janë mbledhur simpatizantët e këtij subjekti politik. Në një fjalë rasti, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, ka thënë se ëndrra për Kosovën është konsolidimi i shtetit.


“Ne duam që djemtë dhe vajzat tona t’i kenë idealet e tyre. Nuk duhet në asnjë formë dhe asnjë mënyrë që të jetojnë në një vend ku atyre iu shkelet dinjiteti – ua kemi obligim. Ata presin nga ju që këtë vend të lirë ta forconi dhe të zhvilloni”.

“Askush nuk e ka dashur më shumë jetën sesa dëshmori. Vetëm kur ja dini kuptimin jetës jeni i gatshëm të bëni çdo gjë. Jeta pa liri nuk është jetë – jeta qenqe nuk është jetë”. “Askush nuk e ka dashur më shumë paqen sesa qindra djem e vajza që më nuk janë në mesin tonë. Ne të gjithë ishim të bashkuar në një ëndërr të madhe të çlirimit të Kosovës dhe atë ëndërr askush s’ka mundur të ndalë”.

“Neve na ka bashkuar ajo ëndërr e madhe e lirisë. Ende nuk e kemi konsoliduar ëndrrën e përbashkët – siç ka qenë dikur ëndrra për liri, djemtë dhe vajzat tona duhet ta kenë ëndrrën e ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.

“Ky angazhim që jemi duke e bërë dhe kjo betejë politike e ka një qëllim: konsolidimin e shtetit të Kosovës”. Gjatë fjalimit, bashkë-partiakët ia kanë uruar ditëlindjen e 50-të Fatmir Limajt duke ia sjellë pranë foltores një tortë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë