Loading…

Limaj: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

  • 25/09/2021 | 20:35

Limaj: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.


Limaj u ka shprehur mirënjohjen djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë mbështetjene tij të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Po ashtu ai i ka ofruar mbështetje të plotë institucioneve të vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Postimi i plotë:

Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione.

U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.

Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës.

Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë