Loading…

Limaj sikurse Thaçi, uron Kurban Bajramin 10 orë më herët

  • 20/08/2018 | 21:01

Limaj sikurse Thaçi, uron Kurban Bajramin 10 orë më herët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar komunitetin mysliman me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Limaj ashtu sikurse Thaçi ka uruar 10 orë më herët para se të falet Kurban Bajrami, ai ka shkruar duke kujtuar edhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të rëndësishme dhe të veçantë”, ka shkruar Limaj.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati në familje. Festa e Kurban Bajramit ngërthen në vete mesazhin për paqe, solidaritet e mirëkuptim mes njerëzve”, thuhet në urimin e Limajt.

“Në këtë ditë të veçantë ne kujtojmë me mburrje të madhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë. Dëshmorët dhe martirët e të gjithë brezave janë gurthemeli i lirisë sonë”, ka thënë ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë