Loading…
Limaj: S’ka marrëveshje me Serbinë pa koordinim me SHBA’të
  • 15/05/2019 | 21:52

Limaj: S’ka marrëveshje me Serbinë pa koordinim me SHBA’të

Asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa një koordinim me SHBA-të. Ne nuk e përjashtojmë BE, por duam koordinim të ngushte mes miqve tanë, tha Limaj transmeton Gazeta Metro.


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Samitin e Berlinit e ka parë si mundësi për të zhbllokuar dialogun Kosovë- Serbi.

Ky samit, thotë Limaj ka qenë një mundësi e mirë për Kosovën të shpreh qëndrimet tona dhe të shprehim vullnetin e Kosovës për dialog, dialog pa kushte për të ardhur të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër thotë Limaj e ka njohjen reciproke. Limaj ka qenë kritik për mënyrën se si është dialogur nga viti 2011. Ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzoi momentumin e krijuar pas vendimit të GJND-së.

“Në atë kohe kemi negociu për emrin e vendit tonë. Është pranu me u negociu emërtimi pra është shkele Kushtetuta e vendit. Kemi ardhur në një moment kur Serbia i mohon krimet. Unë kam qenë kundër dialogut që po flas pa u përgatite. Nuk pranoj me u futë në një dialog pa pasur një agjende dhe pa përgatitje”, ka thënë Limaj.

Me dialog thotë Limaj është rehabilituar Serbia.

“Madje ajo ka kaluar në një ofensive diplomatikë. Serbia e ka shfrytëzuar maksimalisht dialogun. Sot kemi ardhur në një moment ku glorifikohen të dënuarit nga gjykata, drejtojnë paradat, struktura shtetërore është ajo që ka qenë në kohen e Millosheviqit”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket prezantimit të Kosovës në dialog, Limaj ka thënë se Kuvendi e ka përcaktuar se kush dialogun në emër të Kosovës.

“Kur ka takime multilaterale është normale që të shkojnë drejtuesit e shtetit, por çfarëdo takimi që ka vetëm Kosovë- Serbi, Kuvendi e ka përcaktu kush negocion. Kjo nuk është çështje e vullnetit. Kuvendi e ka votu delegacionin në takimet bilaterale Kosovë- Serbi”, ka theksuar Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se ende nuk është e qarta agjenda e takimit në Paris.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa një koordinim me SHBA-të. Ne nuk e përjashtojmë BE, por duam koordinim të ngushte mes miqve tanë”, ka shtuar Limaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë