Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skënder Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e ri norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Limaj, ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i ka uruar suksese në detyrën e re.
Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Kreu i Nismës, diplomatit norvegjez i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Norvegjisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovë.