Zëvendëskryeministri dhe kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka thënë se qëndrimi i presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh është anti-kushtetues.
Ai ka thënë se Thaçi ka marrë vendime vetanake dhe të pakonsultuara mirë dhe se me këtë ka marrë qëndrim anti-kushtetues, transmeton gazetametro.net
“Ne besojmë që presidenti ka dalë me qëndrime të tij individuale, të pakonsultuara dhe besojmë se presidenti me këto qëndrime të tij rreth kësaj çështje ka marrë qëndrim antikushtetues’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.
Ai gjitashtu ka thënë se nuk do të lejohet një Republika Srpska në Kosovë.
“Unë pak a shumë po nuhati se çka po ndodh në këtë vend. Në Kosovë Republika Serpska nuk ka me pas, këtë le ta ketë të qartë presidenti edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri edhe kryetari i Kuvendi edhe liderët opozitarë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi mandat me ia bë Kosovës Republika Serpska’’, shtoi Limaj. /gazetametro.net