Loading…

Limaj tregon detaje interesante nga dreka e liderëve pas deportimit të gylenistëve

  • 26/04/2018 | 22:10

Limaj tregon detaje interesante nga dreka e liderëve pas deportimit të gylenistëve

Pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, është mbajtur një drekë e udhëheqësve të vendit në lidhje me këtë rast. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga ajo drekë e liderëve atë ditë.

Lide i Nismës Socialdemokrate, ka treguar se dreka nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, aty ka pasur përplasje të krerëve shtetërorë gjatë takimit, shkruan gazetametro.net.

“Natyrisht, ka qenë situata e tensionuar. Ka pasur pak tension, në kuptimin e kërkimit të përgjegjësisë”, ka bërë të ditur Limaj.

Po ashtu Limaj ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi rreth këti rasti, pasi po bëhet hajgare shumë dhe nuk po kërkohet përgjegjësi publike.

“Dikush duhet të japë përgjegjësi. Dhe kjo çështje s’mund të kalohet, po bëhet hajgare shumë. Do të bëhet ende hajgare, përderisa nuk lypet përgjegjësi publike. Të gjithë po e dimë, e të gjithë po bëhemi që s’po e dimë. Duhet të adresohen përgjegjësitë me emra. Nuk mundesh të kesh privilegje, e kurrë të mos kesh përgjegjësi. Nuk mundesh të thuash, unë i kam kompetencat, e më pas të thuash unë s’di asgjë”, ka deklaruar Limaj,  shkruan gazetametro.net.

Limaj tha se liderët nuk duhet të sillen vetëm vet pa e kërkuar ndihmën e të tjerve, sipas Limajt nuk mund të mirresh vetëm një njeri me një temë apo rast e pastaj të kërkohet ndihmë nga ai person.

“Ose, kur t’i do të sillesh vetëm vet, e të tjerët të mos i kesh në tavolina, nuk mundesh të thuash: ‘Hajdeni se e bëra një bërllok, e bëhuni pjesë e bërllokut edhe ju’. Kushdo që të jetë, s’është me rëndësi emri i individit”, ka shtuar zëvendëskryeministri.

Limaj shtoi se nuk duhet të luajmë lojë fjalësh dhe vendi nuk do të jetë pa qeverisje, krejt këto i tha në një intervistë për T7./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë