Loading…

Limaj uron qytetarët për 13-vjetorin e pavarësisë

  • 17/02/2021 | 12:41

Limaj uron qytetarët për 13-vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, uroi qytetarët e vendit me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.


Limaj shkroi se shpallja e pavarësisë 13 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë të tjerë

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot bëhen 13 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.

Shpallja e Pavarësisë 13 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë.

Kjo ditëlindje e 13 e Kosovës sonë të Pavarur, është e para që e presim pa një pjesë të bashkëluftëtarëve tanë, që sot padrejtësisht ndodhen në Hagë.

Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga përkushtimi për atdheun tonë, Kosovën. Do të punojmë fuqishëm që t’i japim sa më shumë zë, mundit dhe sakrificës së njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për të realizuar ëndrrën tonë shekullore.

Në këtë ditë historike shprehim mirënjohje dhe u jemi përherë falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në çdo moment kanë qenë krah mbështetës në rrugëtimin tonë drejt Pavarësisë dhe si shtet, e që fatmirësisht si të tillë vazhdojnë të jenë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime 13 vjetori i Pavarësisë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë