Loading…

Limoni, kripa dhe piperi janë gjithçka që ju nevojitet për të zgjidhur këto probleme: Gjashtë aplikime që nuk i keni ditur

  • 06/11/2021 | 09:10

Limoni, kripa dhe piperi janë gjithçka që ju nevojitet për të zgjidhur këto probleme: Gjashtë aplikime që nuk i keni ditur

Këta tre përbërës, të kombinuar ose veç e veç, mund të ndihmojnë te një sërë sëmundjesh.

Lëngu i limonit përdoret në mjekësinë tradicionale si diaforik dhe diuretik, si mjet për shpëlarje të fytit, losion dhe tonik, transmeton Telegrafi.

Kripa është e domosdoshme për trupin, si dhe uji e oksigjeni. Trupi juaj ka nevojë për kripë për funksionimin normal, por kripa e tepërt mund të shkaktojë stres në zemër.

Është më mirë të përdorni kripë Himalaje në vend të kripës së zakonshme të tryezës.

Piperi i zi është përdorur edhe si ilaç tradicional për një kohë të gjatë. Prandaj nuk është për t’u habitur që ky kombinim mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve si më poshtë.

1. Dhimbje fyti

Mund ta zgjidhni dhimbjen e fytit duke shtuar 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët, gjysmë luge çaji piper të zi dhe një lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë. Bëni gargarë me këtë lëng.

2. Hiqni gurët e tëmthit

Shtresat e ngurtësuara të lëngjeve digjestive që ndodhen në fshikëzën e tëmthit quhen gurë të tëmthit. Këta gurë të tëmthit mund të shkaktojnë dhembje dhe mund të pengojnë tretjen. Përzieni 3 pjesë vaj ulliri me 1 pjesë limoni dhe 1 pjesë piper të zi në një gotë. Pini këtë përzierje. Kjo ndonjëherë mund të çojë në lëvizjen e gurëve të tëmthit.

3. Aftat

Nëse shëndeti juaj nuk është i mirë, me siguri keni afta në gojë. Për shërimin e tyre, vendosni një lugë gjelle kripë Himalaje në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përzieni. Shpëlajeni gojën me këtë tri herë në ditë dhe së shpejti aftat do të zhduken.

4. Humbje peshe

Dëshironi të humbni peshë pak para Vitit të Ri? Kjo është e mundur me këtë pije: 1/4 lugë çaji piper të zi të bluar, 2 lugë çaji lëng limoni dhe një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë. Pini këtë çdo mëngjes me stomakun bosh dhe do të humbni peshë shpejt!

5. Nauze

Një stomak i trazuar mund të qetësohet me piper të zi, ndërsa limoni ndal të përzierat. Pra, përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë çaji piper në një gotë të madhe me ujë të ngrohtë dhe pijeni ngadalë në gllënjka të vogla.

6. Ftohja dhe gripi

Limoni mund të bëjë mrekulli për të ftohtin apo gripin. Lëngun e gjysmë limoni dhe lëkurën e vendosni në një gotë të madhe me ujë të valuar. Lëreni për dhjetë minuta dhe hiqni lëkurën e limonit nga filxhani. Pini këtë çdo ditë derisa të ndiheni më mirë.

Vërejtje: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë