Loading…

Linçimi si mjet ‘ndëshkimi’ nga masa

  • Nga

  • DORUNTINË RAMADANI

  • 02/02/2022 | 16:18

Linçimi si mjet ‘ndëshkimi’ nga masa

Që disa ditë në rrjetet sociale në Kosovë është duke u trajtuar një temë e cila duket se ka cenuar personalitetin e një profesori të biologjisë nga Vushtria, për vallëzimin e tij në rrjetin social “Tik-tok”. Qytetarë të shumtë fillimisht u argëtuan me videot e tij, e pastaj, pas një reagimi bullizues të një deputeteje kosovare, filloi drama “nga linçimi në linçim”, dhe secili protestoi në mënyrën e tij duke mos u kursyer fare.


Shkruan Doruntinë Ramadani

Deputetja në fjalë e bullizoi publikisht profesorin i cili duket të jetë ‘marakli i vallëzimit’. Linçimi ndaj tij, filloi pasi kjo e fundit u shpreh e shqetësuar për nxënësit dhe prindërit e tyre në shkollën ku ky profesor jep mësim. Madje ajo i quajti sjelljet e profesori (vallëzimet) veprime të pahijshme dhe degjeneruese.

Këto komente të deputetes fillimisht u pëlqyen mjaft nga ndjekësit e saj të shumtë që ka në rrjetet sociale (duke qenë se është një figurë publike dhe me ndikim), por kur reagoi i prekur dhe i shqetësuar profesori ngjarja mori kah tjetër ,sharjet dhe ofendimet iu drejtuan palës tjetër, mbase edhe të vetë atyre që fillimisht i bën një “like” në Facebook.

Shoqëria kosovare e shqetësuar për profesorin që u linçua publikisht nga deputetja, nisi menjëherë t’i marrë hak asaj, dhe në çfarë mënyre? Duke e bullizuar po njësoj!

“Kërko falje deputete”; “Dorëhiqu”; “Fillo e shko nëpër diskoteka”; “Vallëzimi nuk është degjenerim”, e shumë reagime të tjera, që u përcollën edhe me video e sharje, dhe e bën deputeten më të drejtë të kërkojë falje për kritikën negative e të panevojshme që bëri, sepse në fund të ditës secili jemi të lirë të këndojmë e vallëzojmë nëpër shtëpitë tona!

Mirëpo, mënyra e tërheqjes së vërejtjes së deputetes nga qytetarët nuk është se dalloi nga linçimi që bëri ajo, dhe nga mënyra që kërkuan drejtësi për profesorin që u prekë nga këto komente. Pra, si përfundim deputetja bullizoi profesorin, qytetarët bullizuan deputeten!

Në fakt shoqëria kosovare nuk falë aspak me komente në Facebook, kur ‘preket’ dinjiteti i dikujt, anipse duke mbrojtur “viktimën” shajnë e ofendojnë tjetrin, dhe kështu dy palët janë paragjykuese dhe bullizuese. Duke qenë një vend i vogël, një ngjarje sado e vogël që ndodhë tek ne merr dhënë menjëherë, dhe paragjykimet nuk kursehen, madje nuk janë të pakëta rastet ku menjëherë aktivizohen edhe përdoruesit e Facebook-ut duke hapur grupe e faqe të ndryshme për të linçuar dikë pas një deklarate që ka thënë qoftë në televizione apo në rrjetet sociale.

(Autorja e tekstit është gazetare dhe autore e një libri )

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë