Loading…

Lionel Messi nga ‘Camp Nou’: Mezi po pres të luaj këtu sërish

  • 06/06/2020 | 22:05

Lionel Messi nga ‘Camp Nou’: Mezi po pres të luaj këtu sërish

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se mezi po pret të luajë sërish në ‘Camp Nou’, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht lajmeve se Lionel Messi është i lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës, kapiteni pritet të jetë gati për ndeshjen e parë, pas pauzës prej afro tre muajve shkaku i koronavirusit.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ pritet të jetë gati më 13 qershor, kur kampioni në fuqi spanjoll e zhvillon ndeshjen ndaj Mallorcas.

Sulmuesi argjentinas ka stërvitur gjatë ditës së sotme në ‘Camp Nou’, aty ku tha se mezi po pret të luajë sërish.

“Me të vërtetë më ka munguar ky vend. Mezi po pres të luaj këtu sërish” – ka shkruar Messi në faqen e tij zyrtare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë