Loading…

Lionel Messi tregon nëse do të luaj në Kupën e Botës së vitin 2026

  • 03/02/2023 | 13:11

Lionel Messi tregon nëse do të luaj në Kupën e Botës së vitin 2026

Legjenda e Argjentinës, Lionel Messi, ka pranuar se të luajë në Kupën e Botës së vitit 2026 do të jetë e vështirë për shkak të moshës së tij.


Messi ishte në formë drithëruese gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”, teksa frymëzoi Argjentinën drejt triumfit në Lindjen e Mesme.

Para turneut, Messi deklaroi se edicioni i vitit 2022 do të jetë Botërori i tij i fundit, por pasi Argjentina shijoi suksesin, ai nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë që ta ndihmojë vendin e tij të mbrojë titullin e tyre.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint Germain pranoi se do të jetë e vështirë për shkak të moshës së tij.

“Për shkak të moshës do të jetë e vështirë ta bëjë vitin 2026”, ka thënë Messi në një intervistë me mediumin argjentinas Ole.

“Më pëlqen të luaj futboll dhe ndërsa ndihem sikur jam në formë të mirë dhe po e shijoj këtë, do ta vazhdoj”.

“Duket shumë kohë deri në Kupën e Botës së ardhshme, por kjo varet nga mënyra se si shkon karriera ime”, përfundoi ylli argjentinas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë